Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garë e madhe për Thuramin e Francës

Manchester Unitedi, Bayern Muencheni, Interi dhe Juventusi janë në garë për ta transferuar sulmuesin e Borussia Moenchengladbachut pas paraqitjeve të mira me Francën në Kupën e Botës.

Thurami luajti për Francën deri në finale të Botërorit në Katar ku të dielën u mposht nga Argjentina 4:2 në penallti.

Thurami me Gladbachun ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Sezonin aktual në Bundesligë, 25-vjeçari ka shënuar dhjetë gola në 15 ndeshje. Për Francën në Botëror luajti pesë ndeshje.