Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garcia rinovon me Bilbaon

Sulmuesi Raul Garcia do të jetë pjesë e Athletic Bilbaos edhe për sezonin e ardhshëm.

Klubi nga La Liga ka njoftuar të mërkurën se Garcia ka rinovuar edhe për një vit kontratën që do t’i skadonte në fund të këtij edicioni.

“Raul Garcia rinovon edhe për një vit kontratën me klubin dhe do të jetë pjesë e Athletic Bilbaos deri në fund të sezonit të ardhshëm”, ka njoftuar klubi spanjoll.

Garcia 34-vjeçar është pjesë e Bilbaos prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Atletico Madridi kurse këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm