Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garcia pret shumë nga Ronaldo

Trajneri i ekipit Al-Nassr, Rudy Garcia, ka thënë se ndihet krenar që do ta ketë nën urdhrat e tij një yll futbolli si Cristiano Ronaldo.

Garcia në konferencën për shtyp, e quajti Ronaldon si njërin prej lojtarëve më të mëdhenj në botë.

Garcia ka thënë se Ronaldo do ta ndihmojë shumë atë dhe ekipin e tij t’i fitojë ndeshjet. Në konferencën për shtyp, gazetarëve nuk iu lejuan pyetjet por vetëm u bë prezantimi i tij.

“Jam shumë i lumtur. Pikë së pari, jam shumë i befasuar me numrin e madh të njerëzve në konferencë, pasi më herët ka pasur shumë pak gazetarë në konferencat para dhe pas ndeshjeve. Tani, duket se salla do të jetë gjithmonë e mbushur me ardhjen e Ronaldos. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Është nder për mua dhe për klubin që ta kemi në radhët tona Ronaldon”, u shpreh Garcia. “Po ashtu, për futbollin e Arabisë Saudite është një gjë e madhe që Cristiano ka ardhur të luajë. Nuk kam çka ta mësoj Cristianon, do ta ndajmë përvojën së bashku dhe jemi këtu për të fituar. Do të kemi kohë për të folur, do të stërvitemi dhe të fitojmë ndeshjet”.