Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galtieri mund ta zëvendësojë Pochettinon

Drejtori i ri sportiv i Paris Saint-Germainit, Luis Campos, ka qenë në kontakt me trajnerin e Nicet, Christophe Galtier.

Galtieri shihet si zëvendësues i Mauricio Pochettinos, ka shkruar të shtunën mediumi francez, “L’Equipe”.

Campos e zëvendësoi Leonardon në postin e drejtorit sportiv. Ka punuar me Galtierin te Lille, kur trajneri u shpall kampion në elitën e futbollit francez.

Pochettino nga ana tjetër ka kontratë deri në vitin 2023.

18 muajt e Pochettinos te klubi parisien nuk janë vlerësuar pozitivisht.

Artikuj të ngjashëm