Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gallagher sezonin e ri në ekipin e parë të Chelseat

Conor Gallagherit do t’i jepet rasti të depërtojë në ekipin e parë të Chelseat sezonin e ardhshëm, raporton “Daily Mail”.

Te skuadra londineze refuzuan të sheshin kartonin e futbollistit të talentuar anglez. Blerjen e lojtarit të përfaqësueses së Anglisë e kërkuan Crystal Palace, Newcastle dhe Leeds United.

Por, te Chelsea janë bindur me cilësitë e anglezit dhe kanë plane për ta mbajtur më gjatë.

21-vjeçari së fundi ka debutuar për Anglinë në ndeshjen kundër San Marinos, të cilën e mposhti 10:0.

Artikuj të ngjashëm