Galatasaray ka shënuar tri gola në pjesën e parë për fitore bindëse në udhëtim ndaj Ankaragucu.
Të dielën mbrëma, Galata fitoi 3:0. Kerem Demirbay shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, ndërsa menjëherë në minutën e 14-të Davinson Sanchez realizoi golin e dytë. Mauro Icardi shënoi për 3:0 në minutën e 39-të nga penalltia.
Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të Superligës turke.
Galatasaray mbetet lider me 69 pikë, dy më shumë se Fenerbahçe.
Artikuj të ngjashëm