Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray fiton derbin, barazohet me pikë me Fenerbahçen

Galatasaray ka shënuar fitore të thellë dhe shumë të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Turqi.

Të dielën mbrëma, Galatasaray fitoi 5:1 në udhëtim ndaj Trabzonsporit.

Wilfried Zaha e Kerem Akturkoglu i shënuan nga dy gola, ndërsa Kaan Ayhan realizoi një. Enis Destan shënoi golin e vetëm për Trabzonsporin.

Pas xhiros së 21-të të elitës turke, Fenerbahçe dhe Galatasaray i kanë nga 54 pikë. Trabzonspori është i treti, por me vetëm 37 pikë.