Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e rëndësishme e Galatasarayt

Galatasaray ka shënuar fitore të rëndësishme të hënën në garën për titull të kampionit në Turqi. Galata mposhti në Stamboll skuadrën e Gaziantepit me rezultatin, 2:1. Ndeshja i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit turk.

Në fakt, Gaziantepi kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e Arda Kizildagut, ndërsa në pjesën e dytë, gjiganti turk shënoi dy golat e fitores.

Wilfred Zaha në minutën e 72-të shënoi për barazimin 1:1, kurse fitoren ia siguroi Barish Alber Yilmaz në minutën e 89-të.

Galatasaray dhe Fenerbahçe janë dy skuadrat e vetme që janë në garë për titull të kampionit. Të dyja skuadrat kanë nga 60 pikë. Trabzonspori është në vendi ne tretë me 37 pikë.