Sport

Gagliardini mungon në ndeshjen e fundit

Roberto Gagliardini nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Interit për ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Sampdorias, pasi ka lëndim në këmbë.

“Nerazzurrët” mund të shpallen kampion në Serie A vetëm me fitore, ndërkohë që Milani duhet të humbë nga Sassuolo. Milani bëhet kampion edhe me barazim.

Gagliardini lëndimin e pësoi në stërvitje të premten.

Në vikendin e kaluar dhuroi asistim për Lautaro Martinezin në fitoren ndaj Cagliarit.

Sampdorias nga ana tjetër do t’i mungojnë Manolo Gabbiadini, Sebastian Giovinco dhe Stefano Sensi. Të ndarë nga grupi kanë stërvitur Francesco Caputo dhe mbrojtësi Andrea Conti.

Omar Colley është i suspenduar.