Kampionia e Kosovës në futsall, Prishtina, ka mësuar kundërshtarin në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Në shortin e tërhequr të martën, UEFA ka bërë të ditur se në këtë raund, Prishtina do të përballet me skuadrën e Tiranës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Prishtinën kjo është hera e parë që paraqitet në arenën ndërkombëtare. Ndeshjet e raundit preliminar do të luhet prej 24 deri më 29 nëntor. Prishtina edicionin e fundit e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në futsall, që edhe është titulli i parë në histori të klubit. Në të shkuarën, Kosova në garën elitare të futsallit është përfaqësuar edhe nga Liburni e Feniksi, ekip që tashmë është shuar.