Futbollisti Denis Japel pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e ekipit të tij, Chemie Leipzig që u zhvillua fundjavën e shkuar. Japel ishte në formacionin startuar për ndeshjen kundër Chemnitzer FC, që u zhvillua të shtunën në kuadër të Regionalliga Nordost.
Chemie Leipzig e fitoi këtë ndeshje, me golin e shënuar në minutën e 79-të. Mirëpo, në minutën e 26-të, Japel u detyrua ta lëshojë fushën për shkak të një lëndimi të frikshëm. 24-vjeçari bëri të pamundurën për ta ndalur topin brenda vijave kufizuese.
Ai ia doli mbanë dhe nuk lejoi topin të përfundojë jashtë, por rrëshqiti dhe u përplas me murin. Në fakt, ai fillimisht e goditi murin me kokë përpara se të bie në tokë pa ndjenja. Atij iu nevojit trajtimi mjekësor për të qenë në gjendjet të ngrihet dhe ta lëshoj fushën duke ecur. Më vonë, ai u dërgua në spital dhe për fat të mirë, klubi ka njoftuar se Japel e ka shmangur një lëndim tejet të rëndë. Ai e ka kaluar një ditë në spital përpara se të lirohet. Në njoftimin e klubit, thuhet se futbollisti do të pauzojë deri në mesin e javës së ardhshme pas përplasjes që e pati.