Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wirtz lëndohet rëndë, humb sezonin

Florian Wirtz ka pësuar një lëndim të rëndë në gju të dielën në ndeshjen ndaj Koelnit, duke u detyruar ta lërë fushën para kohe.

Sulmuesi i talentuar gjerman thuhet se do ta humbë sezonin pasi lëndimi është më i rëndë sesa është menduar. Ai ka lënduar gjurin dhe sipas stafit mjekësor të klubit nuk do të mund të kthehet në fushë këtë sezon.

Wirtz ka shijuar një sezon të shkëlqyer, që e ka lidhur me disa klube, por tani do të mungojë për disa muaj për shkak të dëmtimit. 18-vjeçari ka rënë në sy duke kontribuar me 10 gola dhe 14 asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat me Leverkusenin këtë sezon.

Ai tashmë ka tërhequr vëmendjen e Manchester Unitedit, Liverpoolit dhe Newcastlet.