Futbollisti i Koresë së Jugut, Son Jun-ho, i cili ishte i arrestuar në Kinë që nga maji i vitit 2023, është liruar së fundmi dhe është kthyer në shtëpi.
Këtë e bëri të ditur të hënën ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut.
Ministria tha se kishte komunikuar me autoritetet kineze përmes kanaleve të ndryshme gjatë ndalimit të Sonit. Koreja e Jugut ka kërkuar proces të shpejtë dhe të drejtë, por nga ministria nuk kanë komentuar më shumë për çështjet që lidhen me privatësinë e futbollistit.
Kur u arrestua në majin e kaluar, ministria e jashtme e Kinës tha se Son dyshohej për ryshfet. Ai luante për Korenë e Jugut dhe klubin kinez Shandong Taishan.