Futbollistet në Itali më në fund do të jenë në gjendje të bëhen profesioniste prej sezonit të ardhshëm pas viteve të statusit amator, i cili kufizoi pagat e tyre. Bordi ekzekutiv i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), miratoi rregullore të reja që hapin rrugën për një epokë profesionale të femrave duke filluar nga 1 korriku – në kohë për sezonin e ardhshëm të Serisë A.
“Është një dite e madhe”, tha presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina. “Ne jemi federata e parë në Itali që e zbatojmë këtë ndryshim”.
Ligji italian i kishte kufizuar futbollistet në statusin amator, që do të thotë se ato nuk mund të fitonin më shumë se 30.000 euro në vit. Në votimin fillestar, liga e femrave kishte votuar papritur kundër ndryshimit.
“Kishte pak rezistencë nga Seria A, e cila donte të propozonte një vonesë, por më pas arritëm një marrëveshje”, tha Gravina.
Presidenti i Lazios dhe anëtari i Bordit të Federatës, Claudio Lotito shtoi: “Kishte thjesht një keqkuptim”.
Ish-futbollistja dhe tani përzgjedhësja e Italisë, Carolina Morace, e duartrokiti këtë lëvizje.
Edhe
Vetëm tre vjet më parë në Itali u lejuan futbollistet profesioniste, tani ato janë në gjysmëfinale të Evropianit
“Le të shpresojmë se nuk është një vijë fundi, por më tepër një pikënisje”, tha Morace. “Ka shumë shembuj në Evropë dhe ne nuk jemi të parët. 90,000 shikuesit në Barcelonë tregojnë se ka interes për futbollin e femrave, madje edhe në vendet latine si Spanja dhe Italia”.
Ecuria befasuese e Italisë në çerekfinale të Botërorit në vitin 2019, gjithashtu luajti një rol në këtë ndryshim, tha Morace. Pothuajse të gjitha klubet e mëdha të meshkujve - Juventusi, Milani, Interi, Roma dhe Lazio - kanë ekipe të femrave që luajnë në ligën në rritje të Serie A.
“Tani”, shtoi Morace, “shpresoj që federatat e tjera të bëjnë të njëjtën gjë”.