Kombëtarja e femrave të Shqipërisë në futboll ka triumfuar ndaj Qipros në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2022”.
Në ndeshjen e luajtur të premten në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Shqipëria fitoi me rezultatin bindës 4:0, transmeton KOHA.
Suada Jashari (18’), Megi Doçi (80’) nga penalltia, Lucie Gjini (86’) dhe Kristina Maksuti (90’+1) shënuan për triumfin e Shqipërisë.
Për Shqipërinë, kjo është fitorja e dytë në këto kualifikime, që e ngrit në kuotën e gjashtë pikëve në Grupin E.
Artikuj të ngjashëm