Futboll

Shqipëria U19 mposht thellë Qipron

Shqipëria U19

Futbollistet U19 të Shqipërisë kanë fituar me rezultatin 3:0 ndaj Qipros së kësaj grupmoshe, në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Shqipëria U19 fitoi me golat që i shënuan Rexhina Maxhalaku, Era Methoxha dhe Klesta Ago.

Ishte ndeshje e vlefshme e raundit të dytë të Kampionatit Evropian 2024.

Skocia U19 dhe Shqipëria U19 i prijnë grupit 2 me nga tri pikë.

Qiproja e Lihtenshtajni janë pa pikë.