Futbollistet e Kosovës U19 kanë shënuar fitore bindëse përballë Qipros. Të martën pasdite, Kosova fitoi ndaj Qipros me rezultatin 4:0. Kjo ndeshje i takoi turneut kualifikues për “Euro 2023”.
Kosova është në grupin 3 të Ligën B. Serinë e golave e hapi Riga Kallaba. Ajo shënoi në minutën e 23-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Floriana Haxhiu në minutën e 36-të. “Dardanet” realizuan edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë. Fillimisht Albulena Guri shënoi për 3:0 në minutën e 76-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Lorita Islami. Ajo shënoi nga penalltia në minutën e 88-të. Kosova ndeshjen e radhës e luan më 7 prill kundër Letonisë, ndërsa tri ditë më vonë kundër nikoqirit të turneut kualifikues, Irlandës Veriore.