Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistët dhe futbollistet e përfaqësueseve të Brazilit do të kenë paga të barabarta

Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) ka njoftuar të mërkurën mbrëma se futbollistët dhe futbollistet e përfaqësueseve të Brazilit do të kenë paga të barabarta dhe po ashtu shpërblime të barabarta.

“Nuk ka më dallime gjinore, CBF-ja i trajtohen burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë”, ka thënë kreu i CBF-së, Rogerio Caboclo, transmeton agjencia Reuters.

Federata po ashtu ka njoftuar se ka emëruar dy koordinatore të futbollit, Duda Luizelli dhe Aline Pellegrino.