Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistët Bare dhe Sadiku ua mësojnë himnin shqiptar spanjollëve

Klubi i Malagës, duke përfituar nga periudha e izolimit për shkak të koronavirusit, ka menduar t’i argëtojë tifozët në rrjetet sociale, duke postuar një video gazmore, ku shfaqen 2 futbollistët e Kombëtares, Keidi Bare dhe Armando Sadiku teksa këndojnë Himnin e Shqipërisë.

Bare i jep edhe më shumë emocion interpretimit duke u ngritur në këmbë, ndërsa Sadiku e shoqëronte me dorën ne zemër dhe duke e kënduar teksa qëndronte i ulur.

Video është xhiruar përpara mbylljes në shtëpi për shkakun e koronavirusit, por klubi spanjoll ka zgjedhur që ta publikojë në këtë moment karantine.