Mesfushori i Përfaqësueses së Shqipërisë, Kledi Bare, ka thënë se përkundër humbjes ndaj Spanjës, “kuqezinjtë” patën paraqitje të denjë në këtë përballje.
Shqipëria pësoi të shtunën 2:1 në miqësoren me Spanjën.
“Nuk i kemi lënë hapësira të mjaftueshme Spanjës. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ishim kompakt dhe besoj që morëm diçka pozitive nga kjo ndeshje, pavarësisht rezultatit. Nuk ishte e lehtë të luajmë ndaj Spanjës, pasi ata gjatë gjithë kohës e kanë luajtur me topin por ne jemi munduar që të japim më të mirën në këtë takim. Morëm diçka pozitive nga kjo ndeshje”, deklaroi Bare.