Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli pezullohet në Argjentinë pas atentatit

Federata e Futbollit të Argjentinës njoftoi pezullimin e të gjitha aktiviteteve të futbollit të enjten mbrëma, pas një episodi të tmerrshëm në Buenos Aires.

Trupi i futbollit njoftoi se të gjitha ngjarjet e programuara për të premten do të pezullohen pas një tentative për vrasjen e zëvendës-presidentes të shtetit, Cristina Fernandez de Kirchner.

Mediumet bëjnë të ditur se një person i armatosur iu afrua Kirchnerit teksa ajo po ndiqte përkrahësit e saj në publik.

Një brazilian u arrestua pasi u përpoq të tërhiqte këmbëzën mbi Kirchnerin, por për fat të mirë arma u bllokua dhe Kirchner shpëtoi e padëmtuar për mrekulli. Kirchner po largohej nga gjykata në atë kohë, ku ajo akuzohet për korrupsion, diçka që po e mohon.

“Federata e Futbollit të Argjentinës shpreh shqetësimin e saj më të fuqishëm për ngjarjet me zëvendës-presidenten e Kombit, Cristina Fernandez de Kirchner. Ne i bëjmë një thirrje të gjithë shoqërisë, duke paralajmëruar se dhuna e çdo lloji nuk është kurrë rruga e duhur”, thuhet në njoftim.

Nuk është ende e qartë nëse ky pezullim i futbollit do të zbatohet për një ditë apo mund të zgjatet më shumë.

Artikuj të ngjashëm