Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez, është paraqitur para publikut një ditë pasi dështoi atentati ndaj saj.
Duke ecur jashtë apartamentit të saj, Fernandez është pritur nga përkrahësit e saj. Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Plaza de Mayo në përkrahje të saj.
Sindikatat u kanë bërë thirrje argjentinasve që të mos heshtin dhe të lënë anash dallimet e tyre politike në kohën e atentatit të dështuar ndaj zëvendëspresidentes.
Të enjten mbrëma, Fernandez pasi doli nga automjeti afër ndërtesës së apartamentit të saj, po pritej nga përkrahësit në momentin kur njëri prej tyre ia drejtoi revolen në fytyrë, por arma nuk ka shkrepur.
Autoritetet argjentinase kanë bërë të ditur se revolja me pesë plumba ishte e bllokuar në momentin që atentatori shkeli këmbëzën për të vrarë zëvendëspresidenten.
Edhe
Revolja që nuk shkrepi tmerron Argjentinën
Në bazë të hetimeve të para, i dyshuari është shtetas brazilian, i cili ishte arrestuar më parë për armëmbajtje.
Motivi i këtij sulmi të dështuar ende nuk është bërë i ditur.
-
Zv.presidentja argjentinase i shpëton atentatit pasi arma që iu drejtua nuk shkrepi
-
I dyshuari për atentat ndaj zv.presidentes argjentinase ishte arrestuar vitin e kaluar për posedim armësh
-
Futbolli pezullohet në Argjentinë pas atentatit
-
Të shtëna në senatin e Filipineve teksa arrestohet një senator