Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli në SHBA, sërish atraktiv për yjet e Evropës

MLS

Dikur futbollisti më i shtrenjtë në botë, Gareth Bale nënshkroi një marrëveshje të reduktuar me Los Angeles FC, sepse ekipi amerikan mund t'i garantojë sulmuesit uellsian minutat e nevojshme për t'u përgatitur për Kupën e Botës “Katari 2022”. E kundërshtari i parë i Uellsit në fazën e grupeve të Botërorit është SHBA-ja, ndeshje kjo që luhet më 21 nëntor.

“Kam kërkuar që ai të mos luajë në atë ndeshje”, tha me të qeshur menaxheri i përgjithshëm i LAFC, John Thorrington.

Thorrington kujtoi se po tallej me Balen për përballjen SHBA-Uells duke i thënë atij: “Do të kesh kulmin e karrierës pas atij dueli. Ne do të kujdesemi që ti mos të jesh gati për atë përballje”.

Me përjashtim të pasojave të mundshme për përfaqësuesen e SHBA-së, kontrata njëvjeçare me Balen nuk ka absolutisht asnjë anë negative për LAFC. Bale, i cili mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm, do të paguhet 1.3 milion dollarë – ose rreth asaj që fitoi në dy javë te Real Madridi. Ai gjithashtu nuk do të llogaritet si një nga tre lojtarët kryesorë të ekipit, të paktën jo derisa skuadra të ushtrojë opsionin për të zgjatur kontratën e tij në 18 muaj. Parapagimi modest siguron që Bale nuk do ta fundos LAFC-në, siç e bëri Giovani dos Santos te LA Galaxy ose si Xherdan Shaqiri që mundet te Chicago Fire. Struktura e kontratës flet për angazhimin e Balet për paraqitjen e parë të Uellsit në Kupën e Botës pas 64 vjetësh. Thorrington tha se kishte dëgjuar nga agjencia e Balet “minuta” pasi Uellsi u kualifikua për turneun. Major League Soccer luan ndeshje në verë, ndryshe nga shumica e ligave në mbarë botën, për të cilat periudha është jashtë sezonit të tyre. Por marrëveshja zbulon gjithashtu se si SHBA-ja shikohet nga yjet me bazë evropiane. Futbollistët milionerë duan të luajnë në MLS, përfshirë edhe ata që ende nuk e kanë ndërmend të largohen nga futbolli aktiv. Shaqiri i lartpërmendur, i cili ka luajtur për Bayernin dhe Liverpoolin, është 30 vjeç. Ai pritet të përfaqësojë Zvicrën në Kupën e Botës. Lorenzo Insigne, i cili është 31 vjeç dhe është ende një nga sulmuesit më të mirë të Italisë, do t'i bashkohet Toronto FC muajin e ardhshëm. Ish-reprezentuesi argjentinas Gonzalo Higuain ishte 32 vjeç kur u transferua tek Inter Miami.

Me secilin prej këtyre transferimeve të profilit të lartë, dallimet e lidhura me MLS-në janë zvogëluar gradualisht deri në masën ku nuk do të ishte më befasi nëse Lionel Messi vendos ta përfundojë karrierën në këtë kampionat. Messi mbetet një lojtar i klasit botëror, por tani është 35 vjeç dhe sapo ka kaluar një sezon makthi me Paris Saint-Germainin. Ka gjasa që Messi vitin tjetër të zhvendoset në SHBA, pasi zotëron një shtëpi në Miami. LAFC është përfituesi i fundit i statusit të përmirësuar të MLS-së, pasi do të shtojë jo vetëm Bale muajin e ardhshëm, por edhe ish-mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellinin, i cili vitin e kaluar fitoi titullin e Evropës me Italinë. Me LAFC në vendin e parë, Thorrington tha se ai ishte më i shqetësuar për gjetjen e lojtarëve që mund të plotësonin listën ekzistuese sesa të emërtonte lojtarë që mund të rrisnin profilin publik të ekipit.

“E pranoj që pasi lajmet u publikuan për Balen, u trondita në shkallën se sa e madhe është kjo”, tha Thorrington. “Por ky nuk ishte fokusi im dhe ky nuk ishte fokusi i klubit tonë dhe sinqerisht nuk mendoj se ky është fokusi i Garethit”.

Thorrington tha se planet ishin që Bale të luante si qendërsulmues ose në krahun e kundërt të Carlos Velas. Blerjet e Balet dhe Chiellinit mbeten në përputhje me filozofinë më të gjerë të LAFC për t'ua kushtuar një pjesë të konsiderueshme të burimeve të saj financiare lojtarëve të rinj, veçanërisht nga Amerika Latine, të cilët më vonë mund të kthehen për një fitim.

“Ne do ta kemi sërish fokusin te të rinjtë”, u shpreh Thorrington. “Me këto transferime, ne e kemi kthyer fokusin e yjeve të Evropës kah MLS-ja. Dhe, besoj se së shpejti kampionati ynë do të mbushet me lojtarë që kanë pasur karrierë të madhe në Evropë”.

Nëse ka ndonjë gjë, Thorrington argumentoi se ndikimi i Balet dhe Chiellinit mund të përshpejtojë zhvillimin e lojtarëve të rinj të ekipit. Skenari më i keq është që LAFC mëson se arsyet e uljes së Bale në stolin e Real Madridit ishin më serioze sesa imagjinohej, se ai nuk është askund afër lojtarit për të cilin gjiganti spanjoll pagoi një rekord prej 101 milionë eurosh në vitin 2013.

Artikuj të ngjashëm