Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi, superylli i radhës në futbollin e SHBA-së

Superylli argjentinas, Lionel Messi, do të bëhet pjesë e kapitullit të ardhshëm të futbollit në Amerikën e Veriut. Me një Kupë Botërore në horizont në vitin 2026, njoftimi i Messit të mërkurën mbrëma se do t'i bashkohet Inter Miamit, ekip që bën gara në Major League Soccer (MLS), është një tjetër moment historik për ligën dhe sportin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Messi refuzoi ofertën e majme të Al-Hilalit nga Arabia Saudite dhe mundësinë e rikthimit te Barcelona për t’u transferuar në SHBA si lojtar i lirë. Me këtë lëvizje Messi largohet nga futbolli evropian në të cilin ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.

Por, ai është vetëm lojtari më i fundit me emër të madh ndërkombëtar që ka ofruar talentin e tij për rritjen e futbollit në SHBA.

Pele

Edson Arantes do Nascimento ishte tashmë tri herë kampion i Botës dhe pa dyshim lojtari më i mirë në botë kur u largua nga Brazili në vitin 1975 për shansin që të jetë fytyra e futbollit në Amerikën e Veriut.

Edhe Messi nuk e mendon pensionimin Futboll Messi nuk e mendon pensionimin

Pele iu bashkua ekipit New York Cosmos në moshën 34-vjeçare dhe ndoshta nuk ishte më “Mbreti” i futbollit. Por ai ishte ende një prani komanduese në fushë dhe emri i Peles solli bujë që sportit i mungonte në Amerikën e Veriut. Pele shënoi 64 gola në tri edicione për Cosmosin, duke ia siguruar ekipin titullin e ligës në vitin 1977. Loja e tij e fundit ishte një miqësore e luajtur më 1 tetor të vitit 1977, midis Cosmosit dhe Santosit, klubit brazilian për të cilin Pele luajti gjatë.

David Beckham

Transferimi i David Beckhamit në SHBA ndihmoi në sigurimin e vlefshmërisë për Major League Soccer.

Beckham ishte 31 vjeç dhe sapo kishte përfunduar katër edicione me Real Madridin kur iu bashkua ekipit Los Angeles Galaxy në vitin 2007. Ishte marrëveshja më fitimprurëse që liga kishte parë deri më sot dhe hodhi themelet që Beckham të bëhej pronari përfundimtar i Inter Miamit. Beckham kaloi gjashtë edicione në Los Angeles, me disa periudha në radhët e Milanit. Ai u kthye në Evropë për të mbyllur karrierën e tij te Paris Saint-Germaini.

Franz Beckenbauer

Pele ishte lojtari i parë i madh ndërkombëtar që luajti në SHBA. Beckenbauer ishte i radhës. Gjermani

ndoqi gjurmët e Peles duke iu bashkuar New York Cosmosit në vitin 1977 dhe luajti për katër edicione. Cosmosi fitoi kampionatin tri herë me Beckenbauerin në ekip. Ai u kthye në Gjermani për dy edicione përpara se t'i bashkohej Cosmosit për edicionin e tij të fundit si lojtar në vitin 1983. Beckenbauer bëri emër në nivelin ndërkombëtar duke luajtur për Gjermaninë Perëndimore dhe për Bayern Munichun. Por ndikimi në Amerikë ishte i tillë që Beckenbaueri u fut në “Hollin e Famës të Futbollit të SHBA-së” në vitin 1998.

Edhe Trumpi pret Messin e Inter Miamin, flet edhe për konfliktet Futboll Trumpi pret Messin e Inter Miamin, flet edhe për konfliktet

Johan Cruyff

Johan Cruyff pranoi se u pensionua shumë herët pasi u bë yll ndërkombëtar duke luajtur për Ajaxin dhe Barcelonën. Dalja e tij e shkurtër në pension përfundoi në vitin 1979 kur nënshkroi me ekipin Aztecs të Los Angelesit në SHBA. Holandezi u votua lojtari i vitit në ligë në edicionin e tij të vetëm në Los Angeles, pasi shënoi 14 gola në 22 ndeshje. Ai qëndroi në ligën amerikane edhe në vitin 1981, por u transferua te Washington Diplomas. Legjenda Cruyff luajti në edicionin 1980 dhe pati pesë ndeshje në edicionin 1981 me ekipin Diplomats, përpara se të kthehej në Holandë dhe të mbyllte karrierën duke luajtur për Ajaxin dhe Feyenoordin.

Zlatan Ibrahimoviq

“Këtu unë jam si Ferrari mes veturave Fiat”, ishte deklarata e famshme. Zlatan Ibrahimoviq ishte në MLS për vetëm dy edicione me LA Galaxy. Ishin edicione të paharrueshme, të mbushura me mendjemadhësi, guxim dhe disa gola spektakolar. Ibrahimoviqi shënoi një gol pothuajse nga gjysma e fushës në ndeshjen e tij të parë kundër rivalit LAFC. Në vitin 2019, në moshën 37-vjeçare, Ibrahimoviq shënoi 30 gola në 31 ndeshje. Ibrahimoviqi u bë një shembull tjetër i një lojtari që përdori MLS-në si trampolinë për t'u kthyer në Evropë dhe për të gjetur suksesin. Ibrahimoviqi kaloi katër edicionet e tij të fundit te skuadra e Milanit, ku shënoi 34 gola në 64 ndeshje dhe fitoi një titull kampioni në Serie A në vitin 2022.

Thierry Henry

Thierry Henry u largua prej kohësh nga ditët e tij si yll te Arsenali kur iu bashkua ekipit New York Red Bulls në vitin 2010. Henry kaloi pesë edicione në New York por ndikimi i Henryt te Red Bulls nuk përputhej me pritjet. Henry shënoi 51 gola në 121 ndeshje të edicionet të rregullt në New York. Koha e Henryt në New York ishte e rëndësishme sepse e mbajti të hapur kanalin nga Evropa pas lëvizjes së Beckhamit në vitin 2007. Henry gjithashtu qëndroi i përfshirë në ligë pasi karriera e tij përfundoi si trajner kryesor për një edicion në Montreal.

Wayne Rooney

Edhe Rritja e lojës së bukur të futbollit nuk njeh kufij Futboll Rritja e lojës së bukur të futbollit nuk njeh kufij

Pasi vendosi çdo rekord të golave në Manchester United dhe bëri një kthim të shkurtër në klubin e tij të fëmijërisë Everton, Wayne Rooney u transferua në SHBA te DC United në vitin 2018 në moshën 32-vjeçare. Rooney luajti për një edicion e gjysmë në Uashington, duke shënuar 23 gola në 48 paraqitje. Por lidhja e tij me klubin shkoi përtej asaj që ofronte në fushë. Pas një kthimi të shkurtër në Angli për të luajtur për Derby Countyn si lojtar-trajner, Rooney u kthye në DC United në verën e vitit 2022 si trajner kryesor dhe aktualisht është i shtati në renditjen e Konferencës Lindore.

“Të vij këtu, në MLS, në D.C. United ishte një sfidë emocionuese për mua dhe diçka që mendoj se mund të më zhvillojë si trajner”, tha Rooney pas kthimit të tij.