Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli evropian ndien forcën e Parisit dhe Katarit

Mund t'i falet ndonjërit që mendon se bota e futbollit është kthyer përmbys në muajin e fundit, shkruan CNN.

Për herë të dytë brenda pak javëve, Paris Saint-Germain ka bërë një marrëveshje të çmendur, përcjell Koha Ditore. I mbështetur nga pronarët nga Katari, klubi francez ka huazuar për një stinor sulmuesin 18-vjeçar francez Kylian Mbappe, ndërsa do të transferojë plotësisht atë verën e ardhshme për 180 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në çdo afat tjetër kalimtar, transferimi i Mbappes do të kishte qenë në qendër të vëmendjes. Por, prapë transferimi i tij nuk është rekord këtë verë, është larg nga transferimi i Neymarit nga Barcelona te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, që u kompletua muajin e kaluar.

Ndonëse të dyja shifrat lënë në hije rekordin e kaluar të vendosur nga kalimi i Paul Pogbas te Manchester Unitedi nga Juventusi për 105 milionë euro, analistët thonë se ka më tepër sesa vetëm inflacion në lojë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.