Ndeshja ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës ’89, do ta hap xhiron e 28 të Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje, do të luhet të premten prej orës 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në të cilin Arbëria po i luan duelet si vendase kohët ë fundit.
Në fakt, kjo është ndeshja e vetme e elitës së futbollit kosovar që do të luhet të premten derisa ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.
Të shtunën, do të zhvillohen dy ndeshje: Gjilani – Feronikeli dhe Ballkani – Besa. Ndërsa, të dielën, Llapi e pret Dritën kurse Drenica do të përballet me Prishtinën. Të gjitha ndeshjet do të startojnë prej orës 15:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Java e 17-të e Superligës në futboll nis të shtunën me dy ndeshje
-
Të martën hapet java e 31-të e Superligës në futboll
-
Sot nis xhiroja e 29 e Superligës së Kosovës në futboll
-
Derbi i javës së 27-të në Superligë zhvillohet të dielën në Suharekë
-
Të shtunën dy ndeshje të rëndësishme në Superligën e futbollit