Me ndeshjen Feronikeli – Arbëria do të hapet java e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll. Kjo ndeshje do të luhet të martën dhe do jetë e vetmja në program, ndërsa katër ndeshjet tjera do të luhen të mërkurën me ndeshjen më interesante në mes liderit Ballkanit dhe Llapit.
Arbëria është në kërkim të pikëve të mbijetesës, ndërsa Feronikeli të forcohet në mesin e tabelës. Në ndeshjen ndaj Feronikelit, Arbëria hynë me fitoren e arritur në fundjavë nga Besa, kurse skuadra nga Drenasi nuk ka fituar në asnjë prej tri ndeshjeve të fundit.
Ka dy humbje dhe një barazim. Në katër përballjet e tyre të drejtpërdrejta, Feronikeli është skuadër më e suksesshme, duke shënuar tri fitore dhe një tjetër ka përfunduar baras. Feronikeli zë vendin e gjashtë me 35 pikë, sa ka edhe Trepça ’89 një pozitë më poshtë, ndërsa Arbëria është në vendin e nëntë me 30 pikë. Ndeshja Fronikeli – Arbëria dhe ndeshjet tjera të xhiros së 31-të do të luhen nga ora 15:00.