Përfaqësuesja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll e ka mbyllur me humbje ndeshjen e fundit të Grupit 4 të Ligës B.
Të martën, Kosova U19 pësoi humbje të ngushtë nga Skocia me shifrat 3:2 në “Falkirk Stadium”. Për Kosovën, kjo është humbja e parë në grup pas tri ndeshjeve të luajtura, ndërsa Skocia shënoi fitoren e tretë.
Skocia e mbylli këtë turne kualifikues në pozitën e parë me nëntë pikë, tri më shumë se Kosova që përfundoi e dyta.
Me këtë humbje, Kosova nuk e ka të sigurt promovimin në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues. Jessia Broadrick (9’) autogol dhe Doruntina Kryeziu (90’+2) realizuan për Kosovën, ndërsa golat për Skocinë i shënuan Ivana Pollard (11’), Eilidh Adams (42’) e Bayley Hutchinson (90’+4).