Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat), kanë mësuar kundërshtaret për kualifikimet e Kampionatit Botëror të vitit 2023. Në shortin e tërhequr të premten, në Nyon të Zvicrës, Kosova do të jetë pjesë e Grupit F. Në këtë grup, Kosova do të ketë punë me Shqipërinë, Norvegjinë, Belgjikën, Poloninë e Armeninë. Botërori i ardhshëm i futbollit zhvillohet në vitin 2023 në Australi e Zelandë të Re.
Është Kampionati i nëntë Botëror për futbolliste. Botërori i kaluar është mbajtur në Francë në vitin 2019. Kualifikimet nisin në shtator të këtij viti dhe përfundojnë në shtator të vitit 2022. Për Kosovën, ky do të jetë cikli i tretë kualifikues, i dyti për Botëror.