Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury beson se mund ta mposht Joshuan në dy runde

Boksieri Tyson Fury beson se Anthony Joshua ka problem me vetëbesimin pas “ndeshjeve të lëkundshme” që ka shfaqur dhe Tyson pretendon që mund ta mundë rivalin e tij brenda dy rundeve.

Një ndeshje mes dy boksierëve është duke u negociuar nga klubet e tyre.

Pas mposhtjes që ia bëri Kubrat Pulevit në dhjetor, Joshua ka deklaruar para mediave se dëshiron t’i heqë “kokën dhe shpatullat” Furyt.

“Në dy luftimet e fundit, ai nuk është në formë. Unë jam, andaj ky është vrulli im. Ai ka një dilemë të vetëbesimit. Do të vijë në dy ndeshje të paqëndrueshme dhe boksi do ta përcaktojë se kush është në formë dhe kush jo”, ka deklaruar Fury.