Tyson Fury ka përjashtuar mundësinë për përballje me Tony Bellew shkaku i frikës se do ta dëmtonte keq dhe pastaj do të pendohej për këtë rrahje.
Bellew është përmendur si kundërshtar i mundshëm i Furyt dhe ka pohuar se do ta rrihte boksierin problematik, pak ditë pasi mposhti David Hayen në duelin që zgjati vetëm pesë raunde.
Por Fury, i cili pritet të rikthehet në ring pas dy vjet e gjysmë mungese, ka insistuar se nuk dëshiron përballjen me Bellew pasi është më i shkurt dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori.
“Të jem i sinqertë, po flas me shumë sinqeritet dhe shumë hapur: nuk e dua përballjen me Tony Bellewn”, ka thënë Fury.
“Arsyeja është se ai është familjar, ka grua dhe fëmijë. Unë dua që ai të jetë i shëndetshëm dhe të boksojë, të fitojë pak para dhe të kthehet me lehtësi te familja e tij”, ka shtuar ai.
“Por nëse shkel në ring me Gypsy Kingun unë do të lëshojë tërë zjarrin në të, ai është i shkurt dhe do ta dëmtoja keq”.