Boksieri Tyson Fury ka deklaruar se nuk do të boksojë me Anthony Joshuan pasi “asnjë kontratë nuk është nënshkruar” në afatin e caktuar nga Fury, që përfundoi të hënën në orën 17:00.
Joshua ka thënë të dielën se ai do të firmosë kontratën për të boksuar me Furyn pasi kampioni i WBC-së në kategorinë e rëndë vendosi një ultimatum në mënyrë që dueli britanik i kategorisë së rëndë të mbahet këtë vit.
Fury, që fillimisht ftoi Joshuan që të nënshkruajë kontratën deri të hënën, ka shkruar në “Instagram” se Joshua ka kohë deri në orën 17:00, përndryshe do të heqë dorë nga marrëveshja.
Fury sërish përmes “Instagramit” tha: “Është zyrtare. Dita D ka ardhur dhe ka shkuar. Ka kaluar ora 17:00 dhe asnjë kontratë nuk është nënshkruar. Është zyrtarisht e përfunduar për Joshuan. Ai tani është jashtë në të ftohtë. Harrojeni. Idiot. Frikacak!?
Fury ka vazhduar duke thënë: “Gjithnjë e kam ditur se nuk ke mineralet për të luftuar me Gypsy King. Të dëshiroj fat në karrierë dhe në jetë”.
Joshua, ylli tjetër i kategorisë së rëndë të boksit profesionist, ka siguruar Furyn të dielën se do të nënshkruajë kontratën. Ai ka thënë: “Nuk është në dorën time, është tek ekipi ligjor. Për këtë angazhohen avokatët. Ju e dini historinë e boksit, kujdeseni që kushtet ligjore të jenë të duhura. Sigurisht unë do ta nënshkruaj kontratën. Ka të bëjë me disa avokatë për momentin”.
Fury mund të boksojë deri në fund të vitit, por një duel për unifikim të titujve me Oleksandr Usyk duhet të pres për vitin tjetër. Ukrainasi Usyk mban titujt në versionet WBO, WBA dhe IBF.
Ka kohë që flitet për një duel Fury – Joshua. Por ai assesi të realizohet.