Skuadra e Fulhamit ka siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, Manor Solomon, për sezonin e ri në Premier League.
Solomon është prezantuar të hënën te Fulhami, ekip të cilit i është bashkuar nga Shakhtar Donetsku.
Në fakt, 22-vjeçari është huazuar te Fulhami për një vit dhe ekipi anglez ka opsionin e blerjes së kartonit të tij.
Reprezentuesi i Izraelit sezonin e fundit ka shënuar katër gola në të gjitha garat për Shakhtarit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019.
Solomon është përforcimi i tretë i Fulhamit këtë verë pas Joao Palhinhas e Andreas Pereiras.