Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami përforcohet me Solomonin

Tottenhami është përforcuar me Manor Solomonin. Ai të martën është prezantuar me fanellën e skuadrës elitare të Anglisë.

Sulmuesi i Izraelit te skuadra e Tottenhamit ka kaluar nga skuadra ukrainase, Shakhtar Donetsk, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Për sulmuesin 23-vjeçar Premier League është ligë e njohur, pasi më herët karrierë ka bërë dhe te skuadra e Fulhamit. Solomon është i rregullt te përfaqësuesja izraelite e futbollit. Ai në 35 ndeshje ka shënuar shtatë gola.