Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami e Newcastle po insistojnë për Milikun

Fulhami dhe Newcastle janë futur në garë për transferimin e sulmuesit Arkadiusz Milik, që pritet të largohet nga Napoli gjatë këtij afati kalimtar.

Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se të dyja ekipet janë të gatshme të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e Milikut. Sulmuesi 26-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon vitin tjetër dhe për këtë arsye do të largohet nga ekipi italian.

Krahas Fulhamit dhe Newcastles, interesim për Milikun ka kohë që ka treguar edhe skuadra e Romës, oferta e së cilës është refuzuar nga Napoli. Edicionin e fundit, polaku Milik ka shënuar 14 gola në 35 ndeshje për Napolin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm