Niclas Fuellkrug ka shënuar “hat-trick” për fitoren e Borussia Dortmundit ndaj Bochumit.
Ndeshja e së dielës mbrëma përfundoi 3:1 për Dortmundin.
Fuellkrug realizoi penallti që në minutën e gjashtë. Shifrat në 1:1 u barazuan në minutën e 45-të, kur Nico Schlotterbeck realizoi autogol.
Fuellkrug më pas shënoi për 2:1 në minutën e 72-të dhe për 3:1 në minutën e 91-të. Edhe golin e tretë e shënoi me goditje nga pika e bardhë.
Dortmundi është i katërti me 36 pikë nga 19 ndeshje në Bundesligë.
Bochumi renditet i 14-ti me 20 pikë.
Artikuj të ngjashëm