Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ftesën nga Kosova, Korenica e quan ëndërr të bërë realitet

Mesfushori i Ballkanit, Meriton Korenica insiston se ëndrra e tij – ftesa nga Kosova – është bërë realitet të enjten.

Selektori i Kosovës, Primozh Gliha të enjten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Në mesin e 27 lojtarëve të ftuar, ishte edhe emri i Korenicës.

Në fakt, Korenica po ftohet për herë të parë në një grumbullim të “Dardanëve” dhe është futbollisti i vetëm nga Superliga e Kosovës që është ftuar nga Gliha.

Për KOHËN, Korenica ka thënë se ndihet krenar për ftesën dhe ka shtuar se në çdo moment është i gatshëm ta përfaqësojë vendlindjen e tij.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Ka kohë që e kam pritur këtë ftesë, por kam duruar dhe punuar shumë. Shpresoj ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë vendin tim dhe jam i gatshëm gjithmonë për ta dhënë maksimumin. Ftesa është një motiv shtesë për mua”, ka thënë Korenica.

Edhe Korenica shpreson t’i fitojë me Kosovën të gjitha ndeshjet Futboll Korenica shpreson t’i fitojë me Kosovën të gjitha ndeshjet

26-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor të Ballkanit, ndërsa këtë edicion ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asisim në 7 paraqitje të kampionit të Kosovës në garat e UEFA-s.

Kosova do të luajë më 9 shtator kundër Zvicrës në Prishtinë dhe më 12 shtator ndaj Rumanisë në udhëtim. Ka pak gjasa për kualifikim.