Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të mërkurën se është dënuar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA.
FSHF-ja ka bërë të ditur se janë dënuar me 21 mijë e 250 euro për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve nga grupi i tifozëve “Tirona Fantatics” në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”, që Shqipëria e zhvilloi ndaj Moldavisë në Tiranë më 17 qershor.
“FSHF gjen rastin t’u bëjë apel të gjitha grupimeve dhe tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e incidenteve që mund të sjellin penalitete financiare dhe jo vetëm për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar. Njëkohësisht, i ftojmë të gjithë tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.