Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Freiburgu fiton thellë përballjen ndaj Schalkes

Freiburgu ka shënuar fitore të thellë përballë Schalkes të dielën. Freiburgu fitoi 4:0 në shtëpi në ndeshjen që i takoi javës së 29-të të Bundesligës gjermane.

Dy golat e parë i shënoi Michael Gregoritsch (7’, 35’), ndërsa nga një gol realizuan edhe Lucas Hoeler (52’)dhe Matthias Ginter (82’).

Freiburgu ka 53 pikë në vendin e tretë, kurse Schalke zë vendi ne parafundit me 24 pikë.