Freiburgu e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Bundesligën e Gjermanisë. Freiburgu mposhti në shtëpi me rezultatin , 2:0, skuadrën e Koelnit.
Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së 15-të të elitës së futbollit gjerman. Michael Gregoritsch e shënoi golin e parë në minutën e 72-të, kurse të dytin e realizoi Roland Sallai në minutën e 95-të.
Leart Paqarada i mungoi Kolenit për shkak të një lëndimi.
Freiburgu është ngritur në vendin e gjashtë me 24 pikë, kurse Koelni bie në vendin e dhjetë me dhjetë pikë.
Artikuj të ngjashëm