Skuadra e Freiburgut e ka fituar ndeshjen e xhiros së 21-të të Bundesligës gjermane.
Freiburgu të shtunën fitoi në udhëtim te skuadra e Bocuhmit me rezultatin 2:0, dhe mbetet në mesin e katër skuadrave më të mira në renditje.
Michael Gregoritsch në minutën e 39-të shënoi për 1:0, ndërsa për 2:0 realizoi Lucas Holer, në minutën e 51-të.
Me karton të kuq në pjesën e dytë te vendësit u përjashtua Anthony Losilla, në minutën e 64-t.
Freiburgu që me këtë fitore e ndali serinë e tri disfatave të njëpasnjëshme si mysafir në Bundesligë, tani zë pozitën e katërt me 40 pikë.
Në pjesën e poshtme të tableës ka 19 pikë.