Sport

Fitorja e parë e Muslijës në Bundesligë

Florent Muslija e ka shënuar fitoren e parë në Bundesligë. Muslija ishte pa fitore në elitën gjermane edhe sa ishte pjesë e Hannoverit në të kaluarën. Në disa ndeshje dështoi të shënonte fitore edhe me Freiburgun. Pra ka fituar në ndeshjen e 21-të.

Të dielën, ai luajti nga minuta e 69-të në fitoren e Freiburgut në udhëtim te Bochumi 2:1, në ndeshjen e xhiros së 25-të të Bundesligës.

Maximilian Eggestein në minutën e 36-të shënoi për 1:0, kurse në minutën e 53-të, shifrat i dyfishoi Michael Gregoritsch.

Ivan Ordets në minutën e 62-të e shënoi golin e vetëm për vendësit. Agon Elezi ishte në bankën rezervë te Bochumi. Freiburgu ngjitet në pozitën e tetë me 33 pikë, kurse Bochumi mbetet në vendin e 15-të me 25 pikë.