Freiburgu ndonëse me vështirësi, arriti fitore ndaj Stuttgartit.
Ishte fitorja e gjashtë rresht ndaj kësaj skuadre.
Të shtunën, Freiburgu fitoi me rezultatin 2:1, dhe tani shkon në kuotën e 37-të pikëve, gjashtë më pak se lideri Bayern Munichu.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Chris Fuhrich pas gjysmë ore lojë.
Golat e fitores vendësit i shënuan në pjesën e dytë, dhe që të dyja nga penalltia.
Vincenzo Grifo ishte i saktë në dy raste, pas një ore lojë dhe gjashtë minuta para fundit.
Stuttgarti që sivjet ka për mision mbijetesën në elitën e futbollit gjerman, mbetet me 16 pikë.
Artikuj të ngjashëm