Freiburgu ka fituar thellë përballë Union Berlinit në Bundesligë.
Freiburgu me fitoren e arritur të dielën ndaj Union Berlinit 4:1, është ngritur në vendin e dytë me 30 pikë, katër më pak se lideri Bayerni.
Union Berlini bie në vendin e pestë me 27 pikë.
Unioni mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 19-të, kurs rezultati ishte 2:0 në të mirë të Freiburgut.
Vincenzo Grifo realizoi “Hat-Trick” për 20 minuta.
Golin e parë e shënoi në minutën e 4-t nga penalltia, ndërsa të dytin shënoi dy minuta më vonë.
Edhe
Bayerni me fitore të thellë ndaj Union Berlinit
Në minutën e 20-të shënoi golin e tretë, ndërsa të katërtin e shënoi Michael Gregoritsch në minutën e fundit të pjesës së parë.
Sven Michel shënoi nga penalltia në minutën e 84-t golin e vetëm për Union Berlinin që regjistroi humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit në Bundesligë. Ka edhe një barazim.