Davide Frattesi mund të rikthehet te skuadra e Romës.
Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi italian “Corriere dello Sport”.
Kalimi i tij nga Sassuolo te Roma mund të jetë i mundshëm, pasi për një gjë të tillë ka folur edhe vetë nëna e Frattesit.
“Nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë. Kam lexuar se ai e ka pranuar Romën, por ai aktualisht është tek Italia dhe nuk duhet të shpërqendrohet”, ka thënë nëna e Frattesit.
“Ai ka treguar se është profesionist i madh. Roma ka fituar trofe tashmë dhe rikthimi te kjo skuadër do të ishte ëndërr”, ka përfunduar ajo.
Artikuj të ngjashëm