Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fraser-Pryce beson se mund ta fitojë të artën olimpike në “Tokio 2020”

Kampionia e katërfishtë e botës në 100 metra sprint, Shelly-Ann Fraser-Pryce, beson se mund të mbahet me gjeneratën më të re dhe të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Xhamajkanja 33-vjeçare është femra më e vjetër që ka fituar titull të botës apo olimpik në 100 metra sprint, duke arritur këtë në Doha të Katarit në shtator të vitit të shkuar, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ishte kthyer në gara herët vitin e kaluar pasi kishte qëndruar dy vjet jashtë nga sporti pas lindjes të të birit Zyon.

“Definitivisht besoj se është e mundur, duke e marrë parasysh vitin që kam pasur dhe hapësirën për t’u përmirësuar që ekziston”, ka thënë xhamajkanja. “Koha jashtë më ka lejuar të rifokusohem mendërisht në synimet që dua të arrij dhe definitivisht do të shikoj para për në Lojërat Olimpike të katërta të mia”.

Fraser-Pryce ka fituar të artën në 100 metra në “Pekini 2008” dhe “Londra 2012”, para se të dilte e bronztë prapa bashkëkombëses Elaine Thompson dhe amerikanes Tori Bowie në “Rio 2016”.

Edhe Legjenda e sprintit paraqitet në garën e prindërve, videoja bën bujë Sporte të tjera Legjenda e sprintit paraqitet në garën e prindërve, videoja bën bujë

Ajo po ashtu ka konfirmuar se synon të garojë edhe në 200 metra sprint, në të cilën distancë të artën në Botërorin në Doha e kishte fituar britanikja 24-vjeçare, Dina Asher-Smith.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)