Eintracht Frankfurti e pret Borussia Dortmundin në ndeshjen e së shtunës që nis në orën 18:30 dhe vlerësohet si më e forta e fundjavës.
Të dyja skuadrat janë duke shijuar përmirësimin e formës, pas momenteve të vështira këtë sezon.
Pavarësisht se në Bundesligë gjendet jashtë vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve, në vendin e pestë, Dortmundi e ka siguruar kalimin në fazën e nokautit në Champions si dhe ka vazhduar në Kupën e Gjermanisë.
Dortmundit i është kthyer në stërvitje sulmuesi i rrezikshëm, Sebastian Haller, i cili është duke u shëruar nga kanceri.
Frankfurti, i cili është në pozitën e katërt në tabelë, është shumë afër që t’i bashkohet Dortmundit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Edhe
Bayern – Dortmund, derbi i madh i Bundesligës
Dortmundi po synon që ta ndalë serinë e tri disfatave në udhëtim te Frankfurti.
Bayern Munichu, që aktualisht zë pozitën e dytë me 22 pikë, një më pak se Union Berlini, luan kundër Mainzit në shtëpi të shtunën nga ora 15:30.
Bavarezët kanë dështuar të shënojnë vetëm një herë në 32 ballafaqimet e fundit me Mainzin.
Sulmuesi Eric Maxim Choupo-Moting i Bayernit dhe Marcus Ingvartsen i Mainzit, kanë realizuar gola në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Edhe
Bayernin e pret punë e vështirë në Frankfurt
Lideri Union Berlini luan kundër Borussia Moenchengladbachut të dielën nga ora 15:30.
Të përzgjedhurit e Urs Fischerit janë në seri prej 11 ndeshjeve pa disfatë në stadiumin “An der Alten Forsterei”.