Kylian Mbappe do të jetë i përkrahur nga Olivier Giroud e Ousmane Dembele në vijën e sulmit në ndeshjen gjysmëfinale kundër Marokut, që nis në orën 20:00. Në formacionin e publikuar, Franca në këtë ndeshje do të paraqitet me sistemin 4-3-3.
Mesfusha përbëhet nga Aurelien Tchouameni, Antoine Griezmann dhe Youssouf Fofana, i cili e zëvendëson Adrien Rabiotin. Në portë, do të jetë kapiteni Hugo Lloris, ndërsa para tij reparti i mbrojtjes, të cilin e përbëjnë Jules Kounde, Raphael Varane, Ibrahima Konate e Theo Hernandez.
Te Maroku, kanë vendosur që Francës t’i kundërvihen me formacionin 5-4-1. Në sulm, i vetëm do të jetë Youssef En-Nesyri, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga Sofiane Boufal, Hakim Ziyech, Sofyan Amrabat e Azzedine Ounahi. Reparti i mbrojtjes do të jetë i focuar me pesë lojtarë: Achraf Hakimi, Nayet Aguerd, Romain Saiis, Jawad El Yamiq e Noussair Mazraoui. Në portë, edhe në këtë duel do të jetë portieri i Sevillas, Yassine Bounou.