Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca mbyll kualifikimet pa disfatë

Franca e ka mbyllur pa asnjë humbje ciklin kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm. Ndeshja Greqi – Francë përfundoi baras 2:2, ndërsa i takoi Grupit B.

Franca u kualifikua si e para në “Euro 2024” me 22 pikë, ndërsa Greqia përfundoi e treta me 13 pikë.

Franca kaloi e para në epërsi me golin e Kolo Muanit në minutën e 42-të. Më pas grekët barazuan shifrat në minutën e 56-të nëpërmjet Anastasios Bakasetas. Ndërkohë Greqia shënoi edhe golin e dytë në minutën e 61-të. Golin e realizoi Fotis Ioannidis, derisa nga disfata e shpëtoi Youssouf Fofana në minutën e 74-t.

Shorti për Evropian tërhiqet më 2 dhjetor.