Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formula 1 arrin marrëveshje për dy gara në Silverstone

Silverstone ka arritur marrëveshje me Formula 1 për të organizuar dy gara rresht në korrik dhe gusht.

Garat “Grand Prix” të Britanisë së Madhe do të mbahen më 26 korrik dhe 2 gusht. Kontrata nuk është nënshkruar ende, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejtë, ka njoftuar Sky Sports.

Silversonte tashmë ka konfirmuar se garat do t’i organizojë pa praninë e shikuesve. Po ashtu për ngjarjet duhet të jap leje qeveria dhe që të përmbushen të gjitha kushtet e sigurisë.

“Jam i lumtur që kemi marrëveshje në princip për të qenë nikoqir jo të një por të dy garave të Formula 1 në Silversone në këtë verë”, ka thënë Stuart Pringle, drejtor menaxhues në Silversone.

“Është lajm i madh për Silverstone, është lajm i madh për kampionatin”.

F1 është pranë arritjes së marrëveshjes me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për çështjet logjistike.

Edhe Turqia kthehet në kalendarin e Formula 1 Sporte të tjera Turqia kthehet në kalendarin e Formula 1

Edicioni në Formula 1 planifikohet të rifillojë me dy gara në Red Bull Ring në Austri, më 5 dhe 12 korrik.

Është hera e parë në histori që dy gara mbahen në të njëjtin vend në një edicion.